Mirë se erdhët te By Livi. Ne i vlerësojmë klientët tanë.
Për ata që janë larg
Jeni larg dhe s’mund t’i përqafoni sot?
Ne e përgatisim dhuratën me emrin e tyre, me kartolinën me fjalët tuaja dhe me videon ose zërin tuaj, falas në çdo kuti. Ju zgjidhni nga telefoni; ne e paketojmë me dorë dhe e dorëzojmë në gjithë Shqipërinë.
Dhurata juaj shkon aty ku ju nuk mund të shkoni sot.
Dhuratë nga ne: kartolina juaj e parë, falas. Me emrin e tyre dhe fjalët tuaja, gati për WhatsApp.Porositë paraprake: dorëzimet nisin më 1 dhjetor. Porositë deri më 15 dhjetor mbërrijnë para festave.
Si funksionon
Katër hapa deri te dhurata
Zgjidhni kutinë, personalizojeni me emrin dhe zërin tuaj; ne e paketojmë dhe e dorëzojmë.
Shikoni hapat →Për ata që janë larg
Zëri juaj brenda kutisë
Porositni nga çdo vend i botës. Marrësi nuk paguan dhe nuk sheh asnjë çmim.
Si funksionon nga jashtë →Për ju
Për këdo që do të dhurojë me kuptim
By Livi është, para së gjithash, për ata që janë larg: në një qytet tjetër, në një shtet tjetër, ose thjesht larg për shkak të ditëve të mbushura. Për ata që duan t’i thonë dikujt “të kam menduar” me një dhuratë që flet më shumë se një send.
Larg në hapësirë
Në një qytet tjetër ose në një shtet tjetër, dhurata juaj mbërrin te dera e tyre, sikur ta kishit sjellë vetë.
Larg në kohë
Mund të jeni pranë, por puna, fëmijët dhe ritmi i ditës nuk lënë kohë për të kërkuar dhuratën e duhur. Ju na tregoni për kë është; ne zgjedhim, paketojmë dhe dorëzojmë.
Kur doni diçka personale
Emri i marrësit, kartolina e shkruar me dorë dhe videoja ose zëri juaj, në çdo kuti.
Largësia, në kilometra apo në kohë, nuk duhet të ndalë një gjest dashurie. Ju na tregoni për kë është; ne e kthejmë në një dhuratë personale që arrin aty ku ju nuk mund të shkoni.
Premtimi ynë
Për ju, Livi Friends,
që jeni larg, qoftë në kilometra, qoftë në kohë, por kurrë larg zemrës së atyre që doni.
Larg në kilometra
Jetoni në një qytet tjetër ose jashtë shtetit. Mamaja, gjyshi apo shoqja juaj janë atje, ju jeni këtu. Dhurata juaj mbërrin te dera e tyre, sikur ta kishit sjellë vetë.
Larg në kohë
Mund të jeni pranë, por puna, fëmijët dhe ritmi i ditës nuk lënë kohë për të kërkuar dhuratën e duhur.
We got you.
Mos u shqetësoni, jeni në duar të sigurta.
Çfarë do të thotë “We got you”?
Është një shprehje angleze që thuhet mes njerëzve të afërt, kur njëri i thotë tjetrit: “Mos u shqetëso, e kemi ne. Je në duar të sigurta.”
Për ne është premtim: kur ju nuk mund të jeni aty, për një përqafim, një urim apo një “të dua”, ne kujdesemi që njeriu juaj i dashur ta ndiejë se e keni menduar. Me emrin e tij, me fjalët tuaja dhe me zërin tuaj, në çdo kuti.
Kujdesi ynë fshihet edhe në detajet më të imta, sepse janë ato që bëjnë diferencën. Kështu, ai që doni ta bëni të lumtur merr një kuti të kuruar në çdo detaj.
Sepse për ne nuk jeni thjesht klientë. Jeni familja jonë e madhe, e shpërndarë nëpër botë, që na beson gjënë më të çmuar që ka:
njerëzit që do.
Çfarë ju lehtësojmë
Nga zgjedhja deri te dera
Zgjedhja
Koleksione të kuruara sipas personit dhe rastit. Me “Ne zgjedhim për ju” zgjedhim edhe librin.
Datat
Livi Club ju kujton ditëlindjet e të dashurve tuaj para se të vijnë.
Koha
Porosi në pak minuta. Ne e përgatisim, e paketojmë dhe e dërgojmë.
Pagesa
Në Shqipëri, në dorëzim për veten; nga jashtë, me transfertë. Marrësi nuk paguan asgjë.
Ndjenja
Kartolinë me dorë, lule të thata dhe, sipas dëshirës, zëri ose videoja juaj.
Siguria
Email kur porosia regjistrohet dhe kur niset. Korrieri telefonon marrësin kur mbërrin.
Mënyra jonë e punës
Metoda ZEMRA
Çdo dhuratë kalon nëpër të njëjtat pesë hapa, që i njëjti kujdes të jetë në çdo kuti.
- ZZgjedhimArtikuj të përzgjedhur për personin dhe rastin.
- EEmriEmri i marrësit e bën dhuratën vetëm të tij.
- MMesazhiKartolina me dorë dhe videoja ose zëri juaj, në çdo kuti.
- RRikujtojmëDatat që kanë rëndësi për ju.
- AArrinPaketim i kujdesshëm dhe njoftim me email në çdo hap.
Si funksionon
Katër hapa deri te dhurata
- 01
Zgjidhni koleksionin
Silver, Gold ose Platinum, sipas personit dhe rastit.
Koleksionet - 02
Personalizojeni
Emri, mesazhi në kartolinë dhe Little Extras që dëshironi.
Little Extras - 03
Bëhuni pjesë e Livi Club
Falas te Livi Friends, me Gift Calendar 2027 dhe kujtesa për datat.
Livi Club - 04
Ne e dorëzojmë
E përgatisim me dorë dhe e nisim te marrësi, me njoftim me email.
Dorëzimi
Premtimi ynë
Pse mund të na besoni
- Çmimi i plotë para porosisëPërmbledhja tregon çdo zë dhe totalin përpara se të konfirmoni.
- Konfirmim me shkrimMenjëherë pas porosisë merrni email me numrin dhe përmbledhjen e saj.
- Njoftim kur nisetJu shkruajmë sapo pakoja del nga duart tona.
- Diskrecion i plotëAsnjë çmim brenda kutisë, dhuratë anonime nëse e dëshironi, asnjë foto pa lejen tuaj.
- Marrësi nuk paguan asgjëDhuratat për të tjerët i paguan porositësi para përgatitjes.
- Të dhënat mbeten tuajatI përdorim vetëm për porosinë; email promocional vetëm me pëlqimin tuaj.
Koleksionet
Zgjidhni dhuratën
Çdo koleksion ka tre nivele. Sa më lart niveli, aq më e plotë përvoja e hapjes së kutisë.
Ju ndihmojmë të zgjidhni
Dy pyetje të shpejta dhe ju tregojmë kutinë që i shkon më mirë.
Për kë?
Rasti
Së shpejti · janar 2027
Personalizimi
Little Extras
Detaje të vogla që e bëjnë dhuratën edhe më personale. I zgjidhni gjatë porosisë; janë opsionale.
Gjërat e vogla që mbahen mend
Ndonjëherë nuk duhet shumë për të prekur një zemër.
Një gjerdan i hollë, një pasqyrë xhepi, një kapëse flokësh. Little Extras janë ato detaje të vogla që e bëjnë një dhuratë të paharrueshme, gjëra që mbahen afër çdo ditë dhe të kujtojnë dikë që të do.
Çdo send vjen në çantën e vet të vogël prej kadifeje, i mbështjellë me kujdes, sepse edhe gjërat më të vogla dhurojnë dashuri të madhe.
Gjërat e vogla janë ato që mbahen mend përgjithmonë.

Mbërrijnë me email, para kutisë
Shtesat dixhitale
Për telefon dhe për printim. I shtoni në porosinë e kutisë, si Little Extras.
Për printim dhe për telefon
Produktet dixhitale
Skedarë PDF që i merrni me email, nga Shqipëria dhe nga jashtë.
Livi Digital · abonim mujor
Produkte të reja çdo muaj, me emrat tuaj
Abonimi paguhet përpara, për 3 ose 12 muaj; 7 ditë para mbarimit ju vjen një kujtesë me email.
Produktet veç e veç
Kur nuk e dini çfarë të zgjidhni
Karta dhuratë
Dhuroni një kuti Silver, Gold ose Platinum. Marrësi e merr me email dhe vlen 3 muaj; na shkruan 20 deri 10 ditë para datës kur e do kutinë.
Anëtarësia
Livi Club
Regjistrohuni falas te Livi Friends dhe merrni Gift Calendar 2027. Pas 3 porosive kaloni automatikisht te Livi Club për 3 muaj, falas.
- Livi FriendsFalas, me regjistrimGift Calendar 2027 dhe kujtesa për ditëlindjet
- Livi ClubMe pagesë për 3 muaj, ose falas pas 3 porosive10% në çdo kuti dhe një dhuratë falas në çdo porosi
- Livi Prestige ClubMe ftesë, pas 2 kutive Platinum15% në çdo kuti, prioritet dhe afat i rezervuar në festa
| Përfitimi | Livi FriendsFalas | Livi Club | Livi Prestige Club |
|---|---|---|---|
| Çmimi | Falas |
Livi Prestige Club është vetëm me ftesë: mund ta kërkoni pasi të keni blerë 2 kuti Platinum. Çdo kërkesë e shqyrtojmë personalisht dhe ju përgjigjemi me email brenda 3 ditëve pune. Anëtarësia në Livi Club dhe Prestige zgjat 3 muaj dhe paguhet një herë, me të njëjtat mënyra si porositë. Anëtarësia nuk rinovohet automatikisht: 7 ditë para mbarimit ju vjen një email. Little Extra falas dhe kutinë sezonale i kërkoni me email ose me porosinë, 20 deri 10 ditë para datës që dëshironi. Përfitimet dhe çmimet mund të ndryshojnë për periudhat e ardhshme. Kujtesat e ditëlindjeve dërgohen vetëm me pëlqimin tuaj.
Ne e dorëzojmë
Gati për t’u nisur
Pakot e përgatitura me dorë dhe momentet kur mbërrijnë te të dashurit tuaj.
Pyetje
Pyetjet më të shpeshta
?Jetoj jashtë Shqipërisë. Si funksionon?
Porositni nga faqja dhe paguani me SEPA në euro, Western Union / MoneyGram ose Paysend. Ne e përgatisim kutinë dhe ia dorëzojmë marrësit kudo në Shqipëri.
?A e sheh marrësi çmimin?
Jo. Brenda kutisë nuk ka çmim, faturë apo fletë porosie, dhe marrësi nuk paguan asgjë.
?Si funksionon mesazhi video ose audio?
Marrësi dëgjon zërin tuaj ose sheh videon kur hap kutinë. Falas në çdo kuti.
?Sa kohë duhet për dorëzimin?
Dorëzimet nisin më 1 dhjetor. Pasi pakoja niset, mbërrin brenda 24–48 orëve. Kutitë me filxhan me emër duan të paktën 7 ditë. Për festat, porositni deri më 15 dhjetor.
?A mund ta ndryshoj ose ta anuloj porosinë?
Falas deri 72 orë para datës së dorëzimit. Pas kësaj, ndryshimi kushton 500 lekë (5 €) dhe anulimi nuk lejohet.
?Po nëse kutia mbërrin e dëmtuar?
Na dërgoni foto brenda 24 orëve nga marrja dhe ju dërgojmë një kuti të re.
?Në çfarë monedhe paguaj?
Në Shqipëri paguani në lekë. Nga jashtë mund të paguani në euro: çmimet në euro janë fikse dhe i shihni duke shtypur € sipër faqes.
Pagesa dhe dorëzimi
E thjeshtë, nga kudo
Shtypni mënyrën e pagesës për të parë si funksionon.
LTransfertë bankare në lekë
Për klientët në Shqipëri. Paguani nga aplikacioni i bankës suaj në IBAN-in tonë në lekë. Të dhënat e plota ju shfaqen gjatë porosisë.
€Transfertë SEPA në euro
Për klientët në Itali, Greqi, Gjermani dhe vende të tjera të BE-së. E bëni si një transfertë të zakonshme bankare në IBAN-in tonë në euro; paratë mbërrijnë direkt në llogarinë tonë.
WWestern Union · MoneyGram
Për klientët jashtë vendit, edhe jashtë BE-së. Dërgojeni direkt në llogarinë tonë bankare me emrin e plotë të përfituesit. Pas pagesës na dërgoni kodin e transfertës dhe foton e mandatit.
PPaysend
Nga BE dhe Mbretëria e Bashkuar, direkt në kartën tonë. Të dhënat e kartës jua dërgojmë në WhatsApp.
DPagesë në dorëzim
Vetëm për pakot Silver që i merr vetë blerësi. Paguani korrierit kur e merrni pakon.
→Dorëzimi
Me korrier në gjithë Shqipërinë. Pakot e personalizuara dhe dhuratat për një person tjetër përgatiten pasi të verifikojmë pagesën e plotë. Datën e dorëzimit e konfirmojmë në WhatsApp.
Historia jonë
Si lindi By Livi
Ideja e By Livi erdhi nga një vajzë që e do më shumë se çdo gjë momentin kur hap një dhuratë. Që e vogël, sa herë Livia hapte një surprizë, në sytë e saj shfaqej një shkëlqim i veçantë, plot emocion dhe dashuri. Ishte ideja e saj që ky shkëlqim t’u dhurohej edhe të tjerëve. Ajo zgjodhi emrat e pakove dhe produktet që i mbushin. By Livi është biznesi i saj, që rritet bashkë me të.
Edhe ne kemi njerëz të dashur që jetojnë në një qytet tjetër. Ndonjëherë jemi afër, por ditët na mbajnë larg. Flasim me ta çdo ditë në telefon, por një zë nuk mund të përqafojë dhe një telefonatë nuk mund të hapet si një dhuratë. By Livi lindi për këtë: që dashuria juaj, përveç se dëgjohet, të mund edhe të preket. Dhurata juaj shkon aty ku ju nuk mund të shkoni sot, ndez në sytë dhe në zemrat e tyre atë shkëlqim që ka një fëmijë kur hap një dhuratë, dhe i përqafon me shumë dashuri nga larg.
Little things you’ll love.
The idea of By Livi came from a girl who loves one moment more than anything: opening a gift. Ever since she was little, every surprise lit up Livia’s eyes with a special sparkle, full of excitement and love. It was her idea to share that sparkle with others. She chose the names of our boxes and the treasures inside them. By Livi is her business, growing up together with her.
We too have loved ones living in another city. Sometimes we live close, yet our days keep us apart. We talk to them every day on the phone, but a voice can’t give a hug, and a phone call can’t be unwrapped like a gift. By Livi was born for this: so that your love can be not only heard, but also held. Your gift goes where you can’t go today, lighting up their eyes and hearts with the sparkle a child has when opening a gift, and embracing them with love from afar.
Little things you’ll love.